E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK: Shqipëria përmbushi tekat e Athinës

Kjo Aleancë mblodhi sot intelektualë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia ku kanë diskutuar për çështje kombëtare të vendet dhe përmbushjen e standardeve të Bashkimit Evropian.

"Integrimi i Shqipërisë duhet të kalojë vetëm nga Brukseli. Shqipëria nuk mundet të mos plotësojë 12 kërkesa, me qëllim që t'i plotësojë tekat Athinës. Këtë proces integrimi ne nuk duhet ta pranojmë sepse nuk mundet të bëjmë një kompromis", tha kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu.

Ai shton se Shqipëria nuk mund të bëhet pjesë e pazareve. "Për shqiptarët janë më të rëndësishem SHBA-të dhe Brukseli se sa Athina. Sot më shumë se kurrë duhet të kemi të qartë se çfarë negociohet dhe se çfarë nuk negociohet", tha Spahiu. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-06 10:25
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›