E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthim përpara një shkolle në Itali

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur përpara një shkolle në qytetin e Brindizit, në jug të Italisë, duke vrarë të paktën dy vajza dhe duke plagosur tetë nxënës të tjerë.

Shpërthimi ndodhi teksa nxënësit po mblidheshin në shkollën “Morvillo-Falcone”, rreth orës 07:45 të ditës së shtunë, njoftojnë mediat italiane.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të hetuar shpërthimin, i cili rezulton se është kryer me dy bombola gazi, të futura në një çantë dhe të vendosura në murin e jashtëm të institutit.

Në qytetin jugor kanë mbërritur struktura të specializuara policore si ROS dhe SCO, por megjithatë është ende e paqartë sesi dy bombolat, të lidhura mes tyre, janë ndezur dhe më pas kanë shpërthyer.

Mediat lokale raportojnë gjithashtu se për momentin nuk dihet se kush mund të ketë qenë organizator i atentatit dhe po ashtu motivet e tij janë të paqarta.

Ngjarja ndodh pak ditë para 20-vjetorit të vdekjes së prokurorit të anti-mafies, Giovanni Falcone, hipotezë kjo e shqyrtuar nga hetuesit, duke qenë se edhe shkolla mban emrin e tij dhe të bashkëshortes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›