Turqia i dhuron Kosovës vaksina kundër A H1N1
PRISHTINE - Qeveria e Turqisë ka ndarë një donacion prej 5.000 (pesë mijë) dozash të vaksinës kundër Gripit të ri pandemik A H1N1 për Kosovën. Ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi është informuar përmes Ambasadorit të Turqisë në Prishtinë se Ministri turk i Shëndetësisë, Rexhep Agdag pas një lutje të ministrit kosovar, ka vendosur të dhurojë këtë numër të vaksinave kundër A H1N1 për Kosovën. Këto vaksina do të dërgohen gjatë ditës së sotme në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Ankara të Turqisë, kurse ditëve në vijim, ato do të sillen në Kosovë. Vlerësohet se ky donacion i Turqisë për Kosovën ka një rëndësi të veçantë, pasi vaksinat e ndara për Kosovën, janë pjesë e kontigjentit që Turqia i ka blerë për qytetarët e saj. Ministria e Shëndetësisë së Kosovës i shpreh falënderim të veçantë Republikës së Turqisë për këtë përkrahje shumë domethënëse.
Në Kosovë është shënuar këto ditë edhe viktima e parë e gripit të rrezikshëm, A/H1N1.
(d.b/BalkanWeb)
Në Kosovë është shënuar këto ditë edhe viktima e parë e gripit të rrezikshëm, A/H1N1.
(d.b/BalkanWeb)