Meta: Po plotësojë kriteret, vizat hiqen brenda 2010-ës

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta duke folur në Komisionin e Integrimit ka garantuar se po plotësohen të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Sipas tij, heqja e vizave do të bëhetë brenda vitit 2010. Ministri Meta theksoi se
arritja e një regjimi pa viza për Shqipërinë do të shënonte progres të madh. Sipas Metës qeveria shqiptare po bashkëpunon me shoqërinë civile për të mbajtur premtimin për heqjen e vizave.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, foli edhe për bojkotin e Partisë Socialiste. Ai tha se qendrimi i PS-së është i papranueshëm, pasi askush nuk duhet të shkelë ligjin dhe të dalë mbi gjykatat. "Ne jemi të hapur për bashkëpunim mbi baza ligjore dhe logjike", pohoi ai. Meta reagoi edhe për nivelin e korrupsionit duke thënë se është në nivel shqetësues.