"People": Johnny Depp, mashkulli më seksi në botë
LOS ANXHELOS- Revista Amerikane "People" e ka cilësuar artistin hollivudian, Johnny Depp, si mashkullin më seksi në botë. Kjo është e dyta herë që Depp merr këtë titull (në vitin 2003 u shpall për herë të parë), i përshkruar si “mbreti i lezetshëm me mollëza vrasëse”. Ylli i filmit "Piratet e Karaibeve" ia mori epitetin ‘fituesit’ të vitit të kaluar, Australianit Hugh Jackman, ndërsa nga yjet tjerë që e kanë fituar dy herë këtë titull janë edhe George Clooney e Brad Pitt. Perfaqesuesja e “People”, Kate Coyne u shpreh se Depp “ka perfituar një status në termat e njeriut me seksi”. “Johnny Depp ishte dikush që ishte seksi 10 vitë më parë. Ai mbetet sërish seksi gjatë këtyre viteve. Ai është një person që tërheq nje gjeneratë të tërë grash”, është shprehur Coyne.
(NEWS24/BalkanWeb)
(NEWS24/BalkanWeb)