Arrestohet në Athinë "supermashtruesi" Indrit Aliu
Ky shtetas u arrestua gjatë ditës së djeshme rreth orës 22:30 në Athinë, pasi ka përfituar me anë të mashtrimit një shumë parash prej afro 4 milion eurosh.
Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, më datë 01.04.2009, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg“, ndaj shtetasit Indrit Aliu, për veprën penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda“.
Ky shtetas vazhdmisht ka mashtruar shtetas të ndryshëm, duke i marrë shuma të konsiderueshme parash. Këto veprime ai i kryente përmes nënshkrimit të kontratave fiktive, lëshimit të mandateve të pagesave fiktive, etj. Në momentin e arrestimit ky shtetas është paraqitur me gjeneralitetet e Sokol Shehut.
Sipas prokurorisë, i pandehuri Aliu ka përdorur një skemë mashtrimi, duke u hequr si administrator i një kompanie të madhe ndërtimi, duke marrë kështu punë nënkontraktuale për ndërtimin e rrugëve të ndryshme.
"Nga hetimet gati 7-mujore është arritur në përfundim se i pandehuri Indrit Aliu ka hartuar kontrata me shoqëri të ndryshme sipërmarrëse për kryerjen e punimeve të ndryshme ndërtimore, duke marrë pagesa nga këto shoqëri në formën e sigurimit të kontratës dhe duke mos i likuiduar ato më pas për punimet e kryera”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë para zhvillimit të gjyqit në prill të këtij viti.