E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqia i kërkon shpjegime konsullit amerikan mbi përgjimet

ANKARA - Turqia thirri konsullin e ambasadës së SHBA për sqarime në lidhje me akuzat e spiunazhit të publikuara në shtypin evropian, citon deklarata e Ministrisë turke të Punëve të Jashtme.

"Akuzat e publikuara në shtypin evropian për spiunazh të SHBA ndaj 38 vendeve, midis të cilaave dhe Turqia, janë shqetësuese", citon deklarata, duke nënvizuar se Turqia do t'i kërkonte shpjegim diplomatit amerikan mbi përgjimet e mjeteve të komunikimit në rang botëror.

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutoglu, e diskutoi dje këtë çështje me homologun e tij amerikan, John Kerry, gjatë samitit të vendeve aziatike në Brunei. Raporti midis Turqisë dhe SHBA, veçanërisht brenda aleancës së NATO-s, bazohet në një histori të ndërtuar mbi transparencën, besimin reciprok dhe bashkëpunimin.

"Turqia do t'a shqyrtojë këtë çështje në bazë të përgjigjeve të autoriteteve amerikane", thekson deklarata.

E përditshmja gjermane, "Der Spiegel" shkroi të dielën se agjencia amerikane NSA kishte përgjuar zyrat e Bashkimit Evropian për vite me radhë.

Sipas së përditshmes britanike "The Guardian", 38 vende ishin përgjuar nga agjencia NSA.
(a.k/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›