Turqia kërkon naftë në veri të Qipros

Turqia ka bërë të ditur se do të nise operacionet e shpimit për naftë në veriun e Qipros javën tjetër. Gazeta turke ‘Zaman’ bëri të ditur se një veprim i tillë vjen si reagim ndaj operacionit të kërkimit për gaz të një kompanie greko-qipriote në këtë pjesë të vendit.
Një akt i tillë nga Ankaraja mund të tendosë marrëdhëniet mes Turqisë dhe Qipros.
Disa muaj më pare, kryeministri turk, Rejjep Taip Erdogan, deklaroi se ushtria turke do të përdorë mjetet e saj ushtarake, për të vëzhguar gjatë gjithë kohës zhvillimet ne rajonet lindore.
Më parë edhe Ministri i Energjetikës, Taner Illdiz, kishte thënë se forcat detare do të shoqëronin operacionet për kërkimin e naftës e gazit në det.
Si Kombet e Bashkuara, ashtu edhe Bashkimi Europian i kanë bërë apel të dyja palëve të tregojnë vetë-përmbajtje dhe të arrijnë sa me shpejt një zgjidhje.