Ivanoviç, Kuvendi të anullojë marrëveshjen e Brukselit

Politikani serb në pjesën veriore të Kosovës, Millan Ivanoviç, u ka bërë thirrje deputetëve opozitarë në Kuvendin e Serbisë, që të kërkojnë me urgjencë mbajtjen e një seance, për t`i hedhur poshtë të gjitha marrëveshjet, që në Bruksel i ka arritur shefi i ekipit negociator të Serbisë, Borisllav Stefanoviç.
Në një konferencë për shtyp në Mitrovicë, Ivanoviç ka vlerësuar se “të gjitha marrëveshjet e arritura në bisedimet Beograd- Prishtinë, janë të dëmshme për serbët”, që jetojnë në Kosovë.
“Udhëheqja aktuale shtetërore, edhe me çmimin e humbjes së sovranitetit, shkeljes dhe thyerjes së Kushtetutës, po bën çdo gjë për të mbetur në pushtet”, tha ai.
Më tej, Millan Ivanoviç, që është kryetar i të ashtuquajturit Këshill Kombëtar Serb i Kosovës Veriore, tha se ky organ “nuk i pranon marrëveshjet e njëanshme dhe ashtu siç do t`i kundërshtoj institucionet e Kosovës me të gjitha mjetet demokratike, këtë do ta bëjë edhe me marrëveshjet e arritura”