E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqia kërkon ndihma ndërkombëtare

Pas tërmetit të rëndë të së dielës, Turqia pranoi ofertat për ndihmë nga vendet e tjera.

Qeveria turke ka lutur vendet të cilët ndërkohë kanë ofruar mbështetjen e tyre për ndihmë në furnizim të njerëzve të prekur në rajonin e tërmetit, tha një përfaqësues i ministrisë së Jashtme në Ankara. Nevojiten kryesisht strehimore emergjente dhe ndërtesa provizore.

Deri tani, qeveria turke përsëriste se Turqia mund t'ia dalë mbanë pa ndihmën ndërkombëtare. Po ashtu është pranuar edhe oferta e Izraelit, për ngritjen e një ure ajrore për ndihma në rajonin e katastrofës.

Si pasojë e tërmetit të së dielës sipas të dhënave të fundit, kanë humbur jetën rreth 460 vetë.

Përpjekjet për shpëtim po vazhdojnë në Turqinë lindore, tri ditë pas një tërmeti të fuqishëm që goditi këtë pjesë.

Ekipet e shpëtimit nxorën një foshnje 2 javëshe të gjallë nga një ndërtesë e rrëzuar, në qytetin Ercis.

Në rajonin e goditur nga tërmeti ka filluar të bjerë shi dhe pritet që së shpejti të fillojë edhe bora e parë. Turqia i ka kërkuar ndihmë rreth 30 shteteve të botës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›