Programi berthamor perparime ne bisedimet me K. Veriut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehen optimiste për një rifillim të mundshëm të bisedimeve gjashtëpalëshe për programin bërthamor të Koresë së Veriut. Kryenegociatori amerikan Stefen Bosuorth theksoi pas takimeve me ekipin koreanoveriore se u arrit të ngushtoheshin diferencat mes palëve, por nuk dha detaje të bisedimeve.
"Ishte një takim shumë frutdhënës”, u tha Bosuorth gazetarëve në misionin diplomatik amerikan në Gjenevë. Takimi preku disa cështje, ku përfshihet edhe ndihma humanitare për vendin e prekur nga uria. Ekipet negociatore do të konsultohen me qeveritë respektive dhe do të vazhdojnë komunikimin përmes kanaleve diplomatike, ndryshe përmes misionit të Koresë së veriut në OKB, në Nju Jork.
Juli Prifti