E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie besimi tek vendet e Eurozonës

Një anketë e re e biznesit tregon se besimi në vendet e eurozonës po bie.

Indeksi që mat aktivitetin e biznesit, tregon se porositë e fabrikave u tkurrën për të tretin muaj me radhë në tetor, ndërsa kompanitë e sektorit të shërbimeve pësuan rënie për të dytin muaj radhas.

Analisti për politikat ekonomike në Rabobank, Richard McGuire, thotë se ka shenja të tkurrjes së ekonomisë evropiane.

“Ekonomistët tanë mendojnë se shanset që eurozona mund të bjerë në recesion përsëri janë 50 me 50. Natyrisht, sa më shumë kohë kalon pa zgjidhur krizën e borxheve, aq më shumë rritet ky rrezik”, thotë ai.

Pasojat janë ndjerë edhe tek ekonomia më e fuqishme e eurozonës, Gjermania, ku prodhimi industrial ra në nivelin më të ulët që prej dy vjetësh.

Por me gjithë rrezikun për një krizë tjetër, aksionet globale u rritën, nga shpresat se udhëheqësit evropianë mund të jenë pranë arritjes së një marrëveshjeje për një plan të gjerë, për të zgjidhur krizën masive të borxhit të Greqisë.

Por Robert Halver i Bankës Baader AG thotë se shpresat janë të mëdha.

Ai thotë: “E mërkura është koha e vendimmarrjes. Presim dhurata të mëdha nga ky takim, përndryshe tregjet financiare do të ndjejnë pasojat”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›