E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi. Protesta e opozites arrestohen 20 persona

Në Rusi, policia ka arrestuar 20 protestues të cilët morën pjesë në një marshim të grupeve të opozitës në Moskë, e që kërkonin zgjedhje të lira dhe të ndershme. Protestuesit u mblodhën në sheshin Majakovski.

Duke mbajtur një parrullë ku shkruhej “Zgjedhjet pa opozitë janë një krim”. Policia ka ndërhyrë për të shpërndarë protestën e thirrur nga Rusia tjetër, një organizatë ombrellë për grupet e opozitës.
Këto marshimë zhvillohen në kuadër të përpjekjeve që disa liderë të opozitës, të përjashtuar nga procesi elektoral, po bëjnë për të rritur numrin e votave të pavlefshme në zgjedhjet e ardhshme, kjo në shenjë proteste kundër mungesës së lirive politike në Rusi.

Aktivistët e të drejtave të njeriut dhe kundërshtarët e Kremlinit pretendojnë se autoritetet përdorin arsye teknike për të larguar opozitën nga zgjedhjet dhe për të shtrembëruar rezultatet e votimit.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›