E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia kërkon raketa për mbrojtje nga Siria?

Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Thomas de Maiziere, ka thënë se Turqia mund t’i kërkojë NATO-s të vendosë raketa tokë-ajër në kufirin e saj me Sirinë.

Ai i ka bërë këto komente në prag të takimit të ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka thënë se nuk ka marrë ende ndonjë kërkesë nga Turqia, por nëse do të vijë një e tillë, “ajo do të jetë çështje urgjente”.

Muajin e kaluar, konflikti i brendshëm i Sirisë është përhapur përtej kufirit, pasi predhat e ushtrisë siriane kanë goditur territorin turk duke vrarë disa civilë.

Pak ditë më parë, ministri turk i Mbrojtjes ka paralajmëruar për hakmarrje, nëse ndonjë aeroplan sirian shkel hapësirën ajrore të Turqisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›