Aquilani, i zhgënjyer me Milanin

Mesfushori i Fiorentinës, Alberto Aquilani ka mbetur i zhgënjyer me eksperiencën në Milan, respektivisht me politikën e kryesisë së klubit.
“Me Milanin, historia ishte e qartë. Me 25 ndeshje, Rossonerët ishin të obliguar që të më blinin. Para Krishtlindjeve kam zhvilluar 18 ndeshje, më pas, pas festave është dashur t’i zhvilloja edhe 7 të tjera. Unë u lëndova më pas, por kur u ktheva, kryesia më tha qartë se nuk e kishin ndërmend ta paguanin blerjen time, kështu që nuk do t’i zhvilloja 7 ndeshje tjera. Më pas, qëndrova i qetë pasi e dija se nuk do të luaja”, deklaroi ish futbollisti i Romës, që po shkëlqen këtë sezon në Fiorentinë.