E Diel, 1 Nëntor 2026

Malaria, çdo ditë vret 2 mijë fëmijë

Malaria është shkaku i tretë i vdekshmërisë së fëmijëve. Vlerësohet se rreth 800 mijë persona vdesin çdo vit për shkak të kwsaj sëmundjeje.
90% e rasteve është verifikuar në Afrikë, ku malaria shkakton rreth një të gjashtën e të gjitha vdekjeve të fëmijëve.

“Edhe në Ditën Botërore kundër kësaj sëmundjeje, që kujtohet të hënën, 2 mijë fëmijë vdesin për shkak të pickimit të mushkonjës dhe ky fenomen ndodh çdo ditë”, deklaroi Anthony Lake, drejtori i përgjithshëm i UNICEF.

“Kemi masa efikase për të luftuar këtë sëmundje dhe duhet t`i përdorim për të shpëtuar jetë”, shtoi ai.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›