E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, përkeqësohet gjendja e Mubarak

Përgjegjësi i mjekëve të avokaturës së shtetit, në Egjipt, Ahmed El Sebai, ka deklaruar sot se “spitali i burgut të Torah nuk është i pajisur me mjetet e nevojshme për t`u kujdesur për shëndetin e ish presidentit Hosni Mubarak”.
 

Pasi ka kryer një inspektim, Sebai ka deklaruar se struktura “nuk ka një repart për terapinë intensive ku ish presidenti mund të kurohet”.

Ndërkohë televizioni Al Jazira ka theksuar se gjendja e Mubarak është përkeqësuar dhe se është e pamundur që ai të transferohet në një vend tjetër.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›