E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i Jemenit i gatshëm për të lënë pushtetin

Me presidentin e Jemenit Ali Abdullah Saleh, ka kapitulluar para presionit të lëvizjes demokratike sunduesi i tretë autoritar në botën arabe. Pas demonstratave të opozitës për javë të tëra, ku si pasojë gjetën vdekjen rreth 130 njerëz, u ra dakord për një propozim të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik i cili parashikon që Saleh të japë dorëheqjen brenda një muaji nga posti në cilin ndodhet qe 32 vjet. Deri në zgjedhjen e një presidenti të ri brenda dy muajsh, pushteti do të kalojë në duart e zëvendësit të Saleh-ut, Abed Abed Rabbo Mansur. Përveç kësaj do të formohet një qeveri e unitetit kombëtar dhe opozita do t`i jap fund demonstratave të saj. Salehut nuk do t`i hiqet imuniteti nga një ndjekje të mundshme penale. Një koalicion prej shtatë partive opozitare miratuan në parim propozimet e shteteve të Gjirit Persik. SHBA përshëndeti njoftimin për dorëheqje të Saleh-ut. Presidenti ishte për një kohë të gjatë në luftën kundër terrorizmit një aleat i ngushtë i Uashingtonit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›