E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqia në luftë? Prodhon anijet zbarkuese më të shpejta

Inxhinieria ushtarake turke ka mundur të ndërtojë, prototipe të anijeve zbarkuese, të cilat janë disa herë më të shpejta se ato që janë prodhuar deri më sot, duke arritur një shpejtësi deri në 18 milje.

Natyrisht që lind pyetje se ndaj kujt do të përdoret gjithë ky investim ushtarak. Kështu, pyetja lindi vetvetiu nga gazetari i kanalit televiziv CNN Turk, i cili po realizonte këtë reportazh ku anija po bënte provën gjenerale të saj e ngarkuar me tanke ishte gati për aksion, transmeton Shekulli.

Siç dhe prononcohet kapiteni turk, anija “disponon sisteme të sofistikuara mbrojtjeje, me të cilat mund të diktoj dhe të përballoj gjithçka përbën rrezik për të.

Nuk përjashtohen këtu, aeroplanët, helikopterët dhe anije të tjera. Që të jetë e pranueshme si e suksesshme, një anije zbarkuese duhet të ketë aftësi dhe rezultat që të zbarkojë në të njëjtën kohë një numër të madh ushtarësh, autoblindash, tankesh dhe municionesh.

Një nga karakteristikat e këtyre anijeve të prodhuara në Turqi, është se veç peshës 1150 tonësh, mund të arrij shumë pranë në breg, gjë e vështirë kjo. Anija është e gjatë 300 m, mund të mbajë deri në 7 tanke dhe 270 marinsa. Madje mund të lundrojë në breg deri dhe me 1 m ujë thellësi./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›