E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq shkakton vdekjen e 33 personave në Kolumbi

Bogota - Moti i keq që ka përfshirë Kolumbinë që prej fillimit të marsit ka shkaktuar vdekjen e të paktën 33 personave. Ndërkohë, 5 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Kryqi i Kuq jep alarmin se situata në vend është e jashtëzakonshme. Drejtuesit e tij deklarojnë se nga moti i keq janë shkatërruar mbi 800 banesa, duke dalë jashtë çdo lloj funksioni, dhe mbi 12 000 të tjera kanë pësuar dëme të rënda.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›