Turqi, arrestohet për komplot akademiku
Ankara - Agjencia turke “Anadoll” njofton se policia e këtij vendi arrestoi sot drejtuesin e një universiteti dhe dy ish-kolegë të tij, pasi dyshohen se janë të lidhur me komplotin për rrëzimin e qeverisë. Arrestimet e tyre janë pjesë e operacionit ndaj organizatës ultranacionaliste “Ergenekon”, e cila ka ndikuar së tepërmi në tensionimin e situatës politike në Turqi.
Rreth 150 të dyshuar, mes të cilëve ushtarak të lartë, juristë, akademikë, etj., po përballen me drejtësinë për lidhjet e tyre me organizatën “Ergenekon”. Ky grup po planifikonte nisjen e një fushate sulmesh me bomba, duke detyruar edhe ushtrinë të ngrihej kundër kryeministrit Rexhep Tajip Erdoan.
Mehmet Heberal, drejtues i “Universitetit Baskent” në Ankara, u arrestua sot nga policia pas një kontrolli të hollësishëm në shtëpinë e tij. Gjithashtu, u arrestuan edhe dy ish-kolegë të tij në Samsun dhe Malatja.