E Diel, 1 Nëntor 2026

Flamuri kombëtar hiqet në qendër të Strugës

Nga Express më 27 shtator 2011 në ora 21:12

Flamuri shqiptar është hequr nga vargu i flamujve të shumë vendeve të botës të vendosur buzë rrjedhës së Drinit të Zi, në shenjë të Mbrëmjeve Strugane.

Mungesa e flamurit kombëtar shqiptar është hasur nga kalimtarët e rastit, të cilët kanë informuar për një gjë të tillë. “Më bëri përshtypje që nuk kam parë sot flamurin dhe mesa dëgjoj kjo ka ndodhur para disa ditëve”, thekson për INA, një qytetar nga Struga, i cili ka hasur mungesën e flamurit.

Nuk bëhet e ditur se cilat janë motivet për heqjen e flamurit kombëtar, ku qëndronte përkrah flamujve të ndryshëm. Ndërmarrja komunale “Komunallno” që përkujdeset për këtë gjë, duhet të rikthejë flamurin përkrah flamujve të tjerë. Viteve të fundit në shumë raste ishte përdhosur flamuri shqiptar në disa objekte dhe lokalitete publike në Strugë. (INA)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›