Turqia proteston ashpër kundër veprimit izraelit, thërret ambasadorin në Ankara Anije turke (Foto Ilustruese)

Turqia ka protestuar ashpër kundër veprimit izraelit kundër autokolonës së ndihmës duke e përshkruar të papranueshme dhe duke thirrur ambasadorin izraelit në ministrinë e jashtme në Ankara për të dhënë shpjegime. Autokolona e ndihmës ishte organizuar nga një organizatë bamirësie turke dhe shumica e aktivistëve në bord të gjashtë anijeve janë turq. Policia ka pasur vështirësi në kontrollimin e një turme protestuesish të zemëruar që u mblodhën jashtë konsullatës izraelite në Stamboll. BE ndërkohë ka bërë thirrje për një hetim të plotë në veprimet e Izraelit kundër autokolonës. Shefja e politikave të jashtme Catherine Ashton bëri të ditur se Izraeli duhet të hapë menjëherë kufijtë e Gazës. Presidenti palestinez, Mahmud Abbas, e përshkroi atë si masakër dhe Franca tha se asgjë nuk mund të justifikojë sulmin mbi anijet.