PD, serish sulm Ina Ramës

Mazhoranca ka vene ne qender te sulmit politik kryeprokuroren Ina Rama, e cila per ta nuk ka më emer, por eshte thjesht ?shoqja e bulevardit?. ?Shoqja e bulevardit, nen diktat, vazhdon vepren e saj kriminale te bllokimit te hetimit te organizatoreve te grushtit te shtetit me te cilin, kreu i bllokmenve te rinj do te permbyste qeverine legjitime te vendit, ndersa shoqja e bulevardit dhe puçiste te tjere do te merrnin mandatet e dyta? ? eshte shprehur Ledina Aliolli, deputete e PD-së. Demokratet e akuzojne prokuroren e pergjithshme per bllokimin e hetimeve per ngjarjet e 21 janarit, duke argumentuar se vete zonja Rama ishte pjese e grushtit te shtetit. Keto qendrime dhe sulme te hapura ndaj institucionit te prokurorise nuk ndalin, pavarerisht thirrjeve te nderkombetareve per te lejuar organet e hetimit te nxjerrin te verteten e demostrates qe perfundoi me 4 te vrare.
Shpërndaje function openLink() { window.open("new_web/video.aspx?MBbfry3Nx3Q","titulli","width=335, height=305 ,left=400, top=200, resizable=yes");}