E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia tronditet nga tërmeti, dyshohet për mijra të vdekur

TURQI- Një tërmet 7.3 ballë i shkallës Rihter është shënuar mesditën e sotme në Turqi, ndërkohë mësohet se qindra persona kanë humbur jetën.

Lëkundjet më të fuqishme të termetit janë regjistruar në qytetin Ersis të provincës së Vanit në lindje të vendit, në kufi me Iranin, ku përllogariten rreth 40 ndërtesa të shembura.

Kryebashkiaku i qytetit te Ersis ka dekalruar se ka shumë të vdekur, numri i të cilëve mund të arrijë në 1000.

Ai ka bërë apel për ndihme dhe kryesisht për praninë e auto ambulancave dhe mjekëve për tu ardhur në ndihmë të plagosurve nga termeti.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›