Aksident ne Gjirokaster humb jeten kalimtari
Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 21:00 të së shtunës në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, si pasojë e së ciles ka mbetur ka humbur jetën kalimtari Flamur Hajdini, 55-vjec.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Leklit, kur një automjet tip Benz me targa italiane BN 877 LN, që drejtohej nga shtetasi Eneid Haxhia, ka përplasur shtetasin Flamur Hajdini i cili po kalonte nga njëri krah i rrugës në tjetrin.
Si pasojë e përplasjes , automjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur me tabelat orientuese në anën e rrugës duke marra përpara edhe kalimtarin, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Autori i aksidentit është vetëdorëzuar në kamisariatin e policisë të Gjirokastrës, ndërkohë që akuzohet për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.
Sipas policisë, shkak i aksidentit të rëndë mendohet të jetë shpejtësia e automjetit tej normave të lejuara.