E Diel, 1 Nëntor 2026

Tepelene/ Bllokohen 5 kg marihuane ne autobusin e linjes kombetare

Të paktën 5 kg marijuanë u bllokuan mbrëmë, ndërsa një 17 vjeçar nga Tirana u ndalua, njoftoi sot Drejtoria e Policisë së qarkut të Gjirokastrës, në jug të vendit.

“Z. I, u ndalua në rrugën kombëtare Gjirokastër-Tepelenë, 100 metra larg “Ujë të ftohtë”, teksa udhëtonte me lëndë narkotike marijuanë në autobuzin e linjës Gjirokastër-Tiranë”, thuhej në komunikatën e policisë.

Policia tha se, lënda narkotike e blerë në fshatin Lazarat (Gjirokastër) ishte fshehur në bagazhin e autobuzit, ndërsa transportuesi kishte hipur si pasagjerë.

Aktualisht një procedim ligjor për paraburgimin e 17 vjeçarit ka nisur, ndërsa organi i akuzës tashmë ka nisur hetimet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›