Krimi në kryeqytet, Policia plan masash për kapjen e të dyshuarve
TIRANË- Drejtoria e Policisë së T ranës ka ndërmarrë një plan masash të reja në kordinim dhe me 6 Komisariatet e kryeqytetit për kapjen e personave të akuzuar për grabitje dhe vjedhje të ndodhura gjatë ditëve të fundit.
Mobilizimi dhe angazhimi i strukturave të policisë konsiston jo vetëm në ngritjen e postoblloqeve të shumta në pikat hyrëse dhe dalëse në kryeqytet, por edhe të angazhimit të efektivave të policisë në terren në cdo lagje dhe zonë të banuar, ku dyshohet se grabitësit dhe personat me precedent penal mund të ushtrojnë veprimtarinë e tyre.
Burime nga Drejtoria e Policisë Tiranë bëjnë me dije se gjatë 48 orëve të fundit janë shoqëruar në polici disa persona të dyshuar, të cilët do të verifikohen dhe do të merren në pyetje lidhur me ngjarjet e fundit.
Ndërkaq për vrasjen e pronarit të një argjendarie si dhe tentivën për të grabitur filialin e Postës Shqiptare. Bëhet me dije se ende nuk ka asnjë autor të dyshuar. Burime nga blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se aksioni për kapjen e personave të dyshuar për vjedhje dhe grabitje do të intensifikohet dhe në ditët në vazhdim.
(e.m/BalkanWeb)