Në nëntor pritet të rinisë dialogu teknik me Serbinë
PRISHTINË- Java e dytë e nëntorit mund të jetë koha kur pritet të rinisë dialogu teknik në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat vendase, të cilat i referohet udhëheqëses së delegacionit kosovar, zv/kryeministres Edita Tahiri, e cila thotë se diku pas tre javësh mund të takohet me zyrtarët serbë për të diskutuar për çështjen e energjisë, telekomit dhe bashkëpunimit rajonal.
“Data ende nuk është caktuar, por orientimisht mund të jetë java e dytë e nëntorit”,-ka thënë zv/kryeministrja Tahiri, për Express.
Dialogu Prishtinë-Beograd është ndërprerë në fund të muajit shtator, pasi pala serbe nuk arriti të bindë BE-në që të flitet edhe për Veriun e Kosovës. Kryenegociatorja Tahiri përsërit se dialogu dhe Veriu janë dy çështje të ndara.
“Prandaj, këto dy çështje janë të ndara, kështu që ndërmjetësi Cooper po vazhdon me angazhimet, qoftë për të rinisur dialogun për në nëntor, por edhe për të përgatitur planet e implementimit”, thekson Tahirir.
Pavarësisht zhvillimeve në Veri, grupet punese të Kosovës dhe Serbisë kanë vazhduar të takohen në Bruksel.
Në një komunikatë nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës dje u njoftua se me ndërmjetësimin e BE-së, në Bruksel u zhvilluan takime të ekspertëve të Republikës së Kosovës me ekspertët nga Serbia, për zbatimin e marrëveshjeve të dialogut teknik për lirinë e lëvizjes dhe për regjistrat kadastral.
(e.m/BalkanWeb)