Turqia zbut sanksionet për manipulime

TFF-i ka filluar një procedurë për ndryshimin e një rregulloreje që do të favorizonte klubet dhe drejtuesit e të cilave janë nën hetime për kurdisjen e takimeve. Sipas nenit 58, të gjitha klubet që janë të përfshira në manipulime, duhet të përjashtohen nga liga e parë.
Por, pas një takimi mes përfaqësuesve të TFF-së dhe Shoqatës së Klubeve Profesioniste të zhvilluar të premten mbrëma, është marrë vendim për ndryshimin e këtij neni. Gjykimi i të akuzuarve, në mesin e të cilëve ka zyrtarë të lartë nga skuadrat më të mëdha turke, Fenerbahçe, Trabzonspor dhe Besiktas, do të fillojë më 14 shkurt.
Megjithatë, TFF-i planifikon të aplikojë masa më të buta ndaj manipuluesve dhe ka paralajmëruar se fajtorët në të ardhmen do të penalizohen me 12 pikë dhe do ët gjobiten me shuma të larta. Po ashtu, është njoftuar se FIFA dhe UEFA nuk do të ndërhyjnë në vendimet e TFF-së.