Seri e shpërthimeve në Nigeri

Një numër i madh njerëzish kanë mbetur të vrarë në një seri shpërthimesh të koordinuara në qytetin verior të Nigerisë, Kano.
Rajonet dhe drejtoritë e policisë kanë qenë shënjestrat. Të shtëna armësh janë dëgjuar në disa zona.
Grupi militant islamik, Boko Haram, mori përsipër autorësinë e sulmeve. Grupi ka qenë pjesë e fushatës së dhunës gjatë muajit të fundit, sidomos në veri të vendit afrikan.
Autoritetet në Kano kanë shpallur menjëherë gjendjen e jashtëzakonshme për 24 orët e ardhshme.
Raportet e zyrtarëve dhe dëshmitarëve bënë të ditur se të paktën shtatë njerëz kanë mbetur të vrarë, në rreth gjashtë shpërthime.
Një doktor në spitalin rajonal tha për BBC-së se aty ishin dërguar të paktën pesë kufoma.