E Shtunë, 31 Tetor 2026

Porto Romano, pezull projekti për landfilldin

30/09/2009  Problem mbetjet urbane dhe kimike. Bashkia ende pa asnjë ide

Perëndimi i mijëra eurove për ndotjen në Durrës, si zonë e nxehtë

Nisur nga një përllogaritje mesatarisht çdo vit në periferi të qytetit të Durrësit depozitohen në natyrë të transportuar me qindra kamionë më shumë se 130-150 mijë ton mbetje urbane dhe inerte në vit. Një sasi e tillë mbetjesh dhe mbeturina urbane, të cilat shtresëzohen fare pranë ish kimikes së Porto Romanos kanë shtyrë qarkun e Durrësit të kërkojë zgjidhje të menjëhershme. Fillimisht është menduar për metodën e asgjësimit të këtyre mbetjeve dhe ndërtimit të landfillit. Fillimisht vonesat në ndërtimin e një impiantit modern për t’i dhënë fund ndotjes së tokës, ujit dhe mjedisit. Banka Botërore ka afruar ndihmën në fonde për të hequr nga harta e zonave të rrezikshme zonën në fjalë, e cila pas dekompozimit të plehrave të qytetit është transformuar në pikë të nxehtë dhe shumë e rrezikshme për shëndetin e banorëve të zonës. 780 ton mbetje të rrezikshme kimike janë kontaminuar në tokë, duke shtyrë qarkun dhe Bashkinë e Durrësit të kërkojë zgjidhje të shpejtë. Fillimisht është bërë një mur rrethues 3 m i lartë si dhe me themele deri në 2 m, por zona argjilore depërton në formë të lëngshme përzierjet e rrezikshme duke helmuar edhe ujin. KRRT e bashkisë ka miratuar projektin për kaplimin e një sipërfaqe në 4 hektarë dhe në të do të depozitohen mbetjet që do të vinë edhe nga pika të tjera të cilësuara problematike për të njëjtat arsye. Specialistët e mjedisit kanë thënë se qarku i Durrësit ka 15 pika të nxehtë mjedisore, por në Lanfill do të përfundojnë vetëm mbetjet e katër prej tyre. Paralelisht është menduar edhe për vënien në lëvizje të strukturave të tjera. Kështu CARDS ka afruar për vendin tonë shuma të konsideruara nga fondi në 70 mijë euro dhe INTERREG 292 mijë euro, shuma për një sërë vendesh në rajon. Këto shuma janë pjesë e projekteve për disa vende në mesin e të cilave përfshihet edhe Shqipëria. Vendi ynë ka nisur të ndiejë marrëveshjen ngase përfiton 62 mijë euro nga viti në vit deri në vitin 2013. Projekti për zgjerimin e BE-së është paraprirë nga një sërë reformash mes tyre edhe nga investimet në drejtim të treguesve të higjienës dhe mjedisit. 11 miliardë e 460 milionë euro është investuar në rajon dhe që janë mbikëqyrë herë pas here. Por ndërtimi i landfilldit nuk është konkretizuar ende për shkak të ngecjes së projektit. Bashkia ende nuk ka një ide të plotë dhe të qartë se ku do të vendosen impiantet që do të realizojnë edhe higjienizimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›