E Diel, 1 Nëntor 2026

Krimi në familje godet sërish, gruaja dhunohet e vritet nga burri

Elbasan- Krimi brenda familjes ka goditur sërish vendin. Në orët e para të mëgjesit të së hënës një 43-vjeçare është masakruar me thikë nga bashkëshorti i saj në banesën e tyre në qytetin e Elbasanit.

Policia tha se shtetësja Vergjinushe Hasani, nënë e dy fëmijëve humbi jetën rrugës për në spital, si pasojë e plagëve të marra.

Ndërkohë policia tha se bashkëshorti kishte tentuar të largohej pas krimit, por kanë qënë fqinjët që kanë lajmëruar policinë e cila e ka vënë në pranga.

Policia tha se nga të dhënat paraprake dyshohet se viktima është dhunuar disa orë e më pas vravë nga i shoqi duke e qëlluar në gjoks me thikë. Burime nga ngjarja thanë se ajo dhunohej sistematikisht nga bashkëshorti, teksa policia tha se po punon për zbardhjen e rrethanave të krimit.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›