Tymoshenko kishte urdhëruar vrasjen e një biznesmeni?

Prokurori shtetëror i Ukrainës, Renat Kuzmin, ka theksuar se ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Tymosheko, në vitin 1996 ka paguar për vrasjen e deputetit dhe biznesmenit, Jevgen Sherbahut.
Ai theksoi se kompanitë, të cilat janë kontrolluar nga Tymoshenko dhe ish-kryeministri, Pavlo Lazarenko, kanë transferuar para në xhirollogaritë e vrasësve të Sherbanit.
Lazarenko është duke vuajtur dënimin më 9 vjet burg në SHBA, nën akuzat për korrupsion.
Kuzmin theksoi se Tymoshenko, e cla po vuan dënimin me shtatë vjet burg, nën akuzat për keqpërdorim të funksionit, nuk do të dalë së shpejti nga burgu.
Perëndimi procesin gjyqësor kundër saj e ka cilësuar si të motivuar politikisht.