U-17, Flamurtari kap kreun

(www.albania-sport.com) – Teuta U-17 fitoi 1-0 me Vllazninë U-17 në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të Kategorisë Superiore të kësaj moshe. Golin e vetëm e shënoi Hasani (65’).
Flamurtari U-17 fitoi në transfertë 2-1 me Lushnja U-17. Golin për Lushnja U-17 e shënoi Orhani (10), për Flamurtari U-17 shënoi një dopjetë Shehaj (48’ dhe 62’).
Tirana U-17 dhe Dinamo U-17 barazuan midis tyre 1-1. Shtylla (28) shënoi për Tiranën, ndërsa Keta (40’) për Dinamon.
Besa U-17 humbi 3-2 me Shkëndija Tirana U-17, ndërkohë që Laçi U-17 fitoi 2-0 me Shkumbini U-17.
Në Kategorinë I/U-17 u luajtën vetëm dy takime nga tetë të programuara. Në Grupin e Veriut, Dajti fitoi 3-1 me Kastriotin dhe Besëlidhja fitoi 2-1 me Adën në Velipojë. Burreli-Apolonia dhe Gramshi nuk u luajtën.
Në Grupin e Jugut, Luftëtari-Memaliaj u ndërpre në minutën e 30-të (fusha u përmbyt), ndërkohë që Bilishti Sport-Gramozi, Pogradeci-Sopoti dhe Bylis-Skrapari nuk u luajtën.
Kategoria Superiore
U -17, Java 15 (14.02.2010)
Teuta-Vllaznia 1-0
Lushnja-Flamurtari 1-2
Laçi-Shkumbini 2-0
Tirana-Dinamo 1-1
Besa-Shkëndija T. 2-3
Elbasani-Shkëndija D (nuk u zhvillua)
Skënderbeu-Partizani (nuk u zhvillua)
Renditja
Flamurtari 34
Vllaznia 29
Teuta 27
Elbasani 26
Skënderbeu 21
Laçi 21
Besa 20
Shkëndija T 18
Partizani 16
Shkumbini 14
Dinamo 11
Tirana 10
Shkëndija D 9
Lushnja 7
Burimi: Albania-sport.comE Hene, 15 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili