U-19, Vllaznia pëson humbjen e parë

(www.albania-sport.com) – Teuta U-19 fitoi 1-0 me Vllazninë U-19 në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të Kategorisë Superiore të kësaj moshe. Golin e vetëm e shënoi Guza (61’). Kjo ishte dhe humbja e parë e Vllaznisë U-19 në 14 ndeshjet e zhvilluara, por që gjithsesi kryeson me 37 pikë.
Lushnja U-19 fitoi pastër 3-0 me Flamurtari U-19. Golat për Lushnja U-19 të drejtuar nga Durri u shënuan nga Bejte (8’, 11-m), Ruço (59’) dhe Lika (72’).
Tirana U-19 humbi 3-2 derbin me Dinamo U-19. Golat për Tirana U-19 u shënuan nga Dapaj (50’, 11-m) dhe Bregaj (78’, 11-m). Për Dinamo U-19 realizuan Mulgeci (10’ e 21’) dhe Pinari (73’). Gjatë ndeshjes u dhanë dy kartonë të kuq: Morian (Tirana) dhe Faja (Dinamo).
Besa U-19 humbi 3-1 me Shkëndija Tirana U-19. Golin për Besën e shënoi Duro (80’), ndërsa për Shkëndija Tirana realizuan Goxhaj (18’ e 25’) dhe Pjetri (74’).
Laçi U-19 fitoi 2-0 me Shkumbini U-19.
Në Kategorinë I/U-17 u luajtën vetëm dy takime nga tetë të programuara. Në Grupin e Veriut, Dajti fitoi 5-0 me Kastriotin dhe Ada fitoi 2-1 me Besëlidhjen në Velipojë. Burreli-Apolonia dhe Gramshi nuk u luajtën.
Në Grupin e Jugut, Luftëtari-Memaliaj, Bilishti Sport-Gramozi, Pogradeci-Sopoti dhe Bylis-Skrapari nuk u luajtën.
Kategoria Superiore
U -19, Java 15 (14.02.2010)
Teuta-Vllaznia 1-0
Lushnja-Flamurtari 3-0
Laçi-Shkumbini 2-0
Tirana-Dinamo 2-3
Besa-Shkëndija T. 1-3
Elbasani-Shkëndija D (nuk u zhvillua)
Skënderbeu-Partizani (nuk u zhvillua)
Renditja
1. Vllaznia 37
2. Shkëndija T 30
3. Teuta 25
4. Partizani 25
5. Tirana 22
6. Flamurtari 21
7. Dinamo 19
8. Laçi 17
9. Shkumbini 15
10. Elbasani 15
11. Shkëndija D 13
12. Besa 13
13. Lushnja 12
14. Pogradeci 7
Burimi: Albania-sport.comE Hene, 15 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili