Rikonfirmi: Apeli lë në fuqi Disiplinën

Në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) është mbedhur Komsioni i Apelit, që, pasi mori në shqyrtim relacionin e paraqitur nga Sektori i Garave, vendosi:
- Nuk merret parasysh kërkesa e FK Besëlidhja për uljen e masës së dënimit të futbollistit M. Bytyci, i cili është dënuar për 4 muaj nga Komisioni i Disiplinës për veprime antisportive në ndeshjen Skënderbeu-Besëlidhja. Kjo pasi ankimi është bërë nga klubi i futbollit dhe jo nga vetë lojtari.
- Nuk merret parasysh kërkesa e KF Luftëtari për uljen e masës së dënimit për futbollistin Rostend Simo, dhënë nga Komisioni i Disiplinës, për veprimet e tij antisportive në ndeshjen Teuta-Luftëtari. Edhe në këtë rast, ankimimi duhet bërë nga vetë futbollisti Simo.