E Diel, 1 Nëntor 2026

U-19, Qipro –Shqipëri 0-2Kjo ishte ndeshja e tretë miqësore në harkun e dy javëve midis dy vendeve. Dy të parat të luajtura në Shqipëri përfunduan në barazim

Rrjetet sociale:

Shqipëria U-19 fitoi 2-0 me Qipron e kësaj moshe në stadiumin “Paralimni” të ishullit të Afërditës, më 5 nëntor. Sipas faqes zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit, fshf.org, golat për Kombëtaren e drejtuar nga Ramadan Shehu u shënuan nga Tushe (23’) dhe Tepshi (83’).

Kjo ishte ndeshja e tretë miqësore në harkun e dy javëve midis dy vendeve. Dy të parat të luajtura në Shqipëri përfunduan në barazim.

Takimi i parë i zhvilluar, më 21 tetor 2009 në “Niko Dovana” përfundoi 1-1. Golin për seleksionin shqiptar  në atë takim e shënoi talenti shkodran Bekim Balaj në minutën e 60-të, përpara se qiprioti Alkiviadou ta barazonte shifrat pesë minuta më pas, në të 65’.

Në takimin e dytë (22 tetor 2009), Shqipëria U-19 barazoi 2-2 në “Ruzhdi Bizuta” të Elbasanit me Qipron e kësaj moshe. Hoxha (25’) dhe Manuka (79’) shënuan për Shqipërinë e drejtuar nga Ramadan Shehu. Karambolos (54’) dhe Filaktu (90’) realizuan për Qipron.

Shqipëria do të luajë edhe një ndeshje tjetër me qipriotët, më 7 nëntor 2009.


Numri i klikimeve - 4369
  E Premte, 06 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›