E Shtunë, 31 Tetor 2026

U-19, në Grupin 1 kundër Italisë

Italia nuk i ndahet Shqipërisë në eliminatoret e të rinjve. Pas përballjeve mes dy përfaqësueseve Shpresa në edicionin e fundit eliminator për Evropianin 2009 të U-21, tashmë do të jenë Kombëtaret U-19 ato që do të vazhdojnë sfidën mes dy vendeve tona. Ka qenë pikërisht ky verdikti i prodhuar nga shorti i hedhur prej UEFA-s dje në Nion të Zvicrës, ku u përcaktuan ndeshjet në grupet paraeleminatore për Kampionatin Evropian U-17 dhe U-19, sezoni 2009-2010. Shqipëria dhe Italia do të përbëjnë Grupin 1, ku marrin pjesë edhe Irlanda e San Marino. Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen nga data 13-18 nëntor 2009 në San Marino. Ndërsa Kombëtarja shqiptare U-17 do të jetë pjesë e Grupit 11, ku rivale të grupit do të ketë kombëtaret homologe të Hungarisë, Sllovakisë dhe Luksemburgut. Sikurse është bërë e ditur tashmë, ndeshjet e këtij grupi do të luhen në datat 25-30 shtator 2009 në Hungari.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›