E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krivbasi i Ndrekës dhe Bylykbashit fiton 3-0

Krivbasi i Henri Ndrekës dhe Dorian Bylykbashit kur duhen edhe dy javë nga përfundimi i tij, e shfrytëzoi ndërprerjen për shkak të ndeshjeve kualifikuese të Euro 2008 duke zhvilluara një miqësore në transfertë Dniprom, të cilën e fitoi me rezultatin e pastër 3-0. Si Ndreka ashtu dhe Bylykbashi luajtën nga minuta e parë, ndërkohë që në pjesën e dytë, u aktivizuan shumë lojtarë zëvendsues.
Interesant është fakti se rezultati në ndeshjen zyrtare midis këtyre dy ekipeve të zhvilluar vetëm një javë më parë ishte i barabartë 1-1.
Me skuadrën e Krivbasit pritet të bashkohet edhe mesfushori i Tiranës, Ervin Bulku, për të cilin thuhet se ka nënshkruar një kontratë një vjecare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›