Hamburgu kerkon 400 mijë euro për Berishën

Energi Kotbus i Ervin Skelës shfaqi interesim për të bërë të vetin një tjetër lojtar të Kombëtares shqiptare, sulmuesin e Hamburgut, Besart Berisha. Lajmi jepet nga siti prestigjioz "Kicker". Gjithsesi transferimi i 21-vjecarit Berisha vlerësohet i vështirë pasi Hamburgu kërkon 400 mijë euro për të lënë të lirë shqiptarin nga Kosova, i cili ka një kontratë me klubin aktual të tij, që skadon në vitin 2009. Për drejtuesit e Energi shuma vlerësohet shumë e lartë.
Për këtë shumë flet edhe gazeta rajonale "Lautzicer Rundschau", ndërkohë që versioni on-line i gazetës "Bild" shkruan Hamburgu e shet kandidatin shqiptar për sulmin e Energi Kotbus për shumën 350 mijë euro. "Bild" vlerëson aftësinë dylyftuese të Berishës, por shton se ai nuk është i vetmi lojtar profesionist në listën e dëshirave të "Lautsizerve".
Për Berishën, sipas gazetës "Hamburg Morgenpost" interesohet edhe Hansa Rostok, që ndoshta mund të jetë e gatshme të derdhë në arkën e Hanburgut shumën prej 400 mijë euro. Në një shkrim të botuar në sitin personal zyrtar të Besart Berishes drejtuar fansave të tij, sulmuesi hodhi poshtë lajmet se kishte nënshkruar për Bochum.