E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baric me tre sulmues kundër Luksemburgut

Trajneri Oto Baric shpalli formacionin ndaj Luksemburgut (nesër ora 20:15) dhe ndryshe nga sa mendohej për nje rreshtim me katër mbrojtës dhe një skemë 4-4-2, kroati guximtar ka vendosur për një zgjedhje me tre sulmuese të mirëfilltë me Bogdanin, Kapllanin e Bushin. Mbrojtja e cila në Tiranë u përbë nga Dede, Dallku Curri do të ketë edhe kontributin e kapitenit Altin Haxhi. Në mesfushë do të jenë Lorik Cana, Ervin Skela dhe Devis Mukaj. Pra nje skeme 4-3-3, qe shpresojme se do te sjelle edhe golat edhe fitoren
Baric e përzgjodji formacion pas stërvitjes së sotme në "Josy Barthel" që filli në orën 18:00 dhe zgjati rreth një orë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›