Dinamo, loja i besohet talentit Ilirjan Caushi

Dinamo nuk do te vazhdoje me perpjekjet per te marre nje mesfushor organizator, duke cilesuar si te afte per kete rol 19 vjecarin Ilirian Caushi. Mesfushori permetar ka nenshkruar me blute nje kontrate 4 vjecare, pasi ka bindur trajnerin Faruk Sejdini per vlerat e tij. Blute kane qene ne kontakt me mesfushorin sulmues Dorian Bylykbashi, i cili eshte i lire pas skadimit te kontrates me Partizanin, por nuk kane arritur te bien dakord ne aspektin ekonomik. Administratori i Dinamos, Ismet Saliaj, ka bere te ditur se oferta per Bylykbashin qendron ne fuqi, por ajo eshte perfundimtare. Dinamo do te prese nje pergjigje nga lojtari, por nuk do te pranoje te ngreje oferten ekonomike. Nga ana tjeter, vete Bylykbashi ka shprehur deshiren per te luajtur jashte Shqiperise, ndersa ne kampionatin kombetar preferenca e tij mbetet Partizani. "Bylykbashit i kemi bere nje oferte dhe ende nuk kemi marre pergjigje perfundimtare. Megjithate, tani kemi firmosur kontraten 4 vjecare me Caushin", thote Saliaj. "Eshte lojtar i ri dhe shume premtues. Tani mund te vuaje mungesen e pervojes, por se shpejti do te jete mesfushori me i ri i kampionatit".
Caushi ishte autori i golit qe i dha fitoren Dinamos ne turneun e birres "Norga", te zhvilluar ne Vlore, te shtunen e kaluar. Pervec golit, mesfushori i ri mori edhe komplimentin e Sejdinit, ndonese te kursyer. "Caushi me pelqeu", tha ne perfundim te turneut te Vlores Sejdini, i cili zakonisht nuk preferon te flase per lojtare te vecante. Megjithate, "Xhaxhi" e ka dhene pa medyshje miratimin e tij qe lojtari te behet pjese e Dinamos per sezonin e ardhshem, nderkohe qe nga klubi nuk kane ngurruar t'i ofrojne nje kontrate me afatgjate.
Caushi vjen te Dinamo pasi ka ka kaluar nje periudhe prove te Tirana, por nuk ka arritur te gjeje vend ne organiken e bardhebluve, edhe pse eshte pelqyer. Nga ana tjeter, Dinamo nuk ka dashur te perserise gabimin e bere me nje tjeter talent te ri, Jahmir Hyka. Ky i fundit nuk u preferua te mbahej ne skuader nga drejtuesit, megjithe te dhenat teper premtuese. Tani, lojtari i kombetares U 19 aktivizohet ne Norvegji me skuadren e te rinjve te Rozenborgut, nderkohe qe te dielen e kaluar ishte ne stolin e skuadres se pare, ne fitoren 2 0 ne fushen e Moldes. Para se te provohej te Tirana, Caushi eshte aktivizuar ne Itali, me skuadren e te rinjve te Fiorentines.