Kroati përsërit: Kontrata? Flasim pas Rumanisë
Padyshim që çështje dite është rinovimi ose jo i Josif Kuzhes. Por kroati vijon refrenin e tij. “Unë e di të ardhmen time. Përpara ndeshjes me Francën dhe me Luksemburgun, isha në gjendje t’u bëja presion drejtuesve të FSHF-së që të firmosnim rinovimin tim. Por nuk kam dashur ta bëj diçka të tillë. Gjatë gjithë kohës kam refuzuar. Dua të mendoj, të bëj diçka të mirë, ta mbaroj detyrën time dhe më pas do të ulemi të bisedojmë. Unë nuk dua të mendoj për të ardhmen time. Ajo që më intereson është të bëj diçka të mirë në këtë ndeshje të fundit, që ta mbyllim të lumtur dhe pas kësaj mund të bisedojmë. Mund të refuzoj unë, mund të refuzojë federata. Federata duhet të mendojë në mënyrë praktike. Mund të themi se kemi marrëdhënie të mira. Por federata duhet të mendojë për të ardhmen dhe të mendosh për të ardhmen duhet të kesh një ide imediate për përgatitjet për kualifikimet e radhës. Në ditët në vijim, pas ndeshjes me Rumaninë do të flas me federatën, me presidentin, dhe do të shohim se ç’do të ndodhë. Pas kësaj radhe do të shohim në do të më japin lule përballë Azerbajxhanit apo do të vijojmë bashkëpunimin.”