E Shtunë, 31 Tetor 2026

Torreon, qytet i kartelit të drogës, pret miqësoren

E blinduar nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Brazilit ka mbërritur në qytetin Torreon të Meksikës, ku të martën do të luajë një ndeshje miqësore kundër skuadrës vendase. Mediat vendas e kanë cilësuar këtë përballje si “sfida e vitit”, ndërsa kjo gjë ka rritur pritshmërinë e tifozëve. Pesë herë kampionët e botës vijnë në këtë miqësore pas fitores së fundit 1-0 kundër Kosta Rikës. E kualifikuar për në Botërorin 2014 si organizatore e këtij kompeticioni, skuadra braziliane ka një program të ngjeshur me miqësore, pasi trajneri Mano Menezes kërkon të provojë të gjithë lojtarët pretendentë për të veshur fanellën e përfaqësueses. Tekniku dhe skuadra e tij kanë të gjithë presionin mbi vete, sidomos pas dështimit në dy kompeticionet e fundit në Botërorin 2010 dhe Kupën e Amerikës 2011. Por, miqësorja e radhës kundër Meksikës ka një specifikë të vecantë, pasi do të zhvillohet në një prej qyteteve të cilësuar si një nga qëndrat e kartelave të drogës. Pikërisht në këtë qytet, në muajin gusht një ndeshje e kampionatit vendas u ndërpre si pasojë e një përplasjeje me armë mes dy grupeve krinminale jashtë stadiumit. Për këtë arsye, policia lokale ka njoftuar për masa të rrepta sigurie gjatë miqësores mes Meksikës dhe Brazilit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›