E Shtunë, 31 Tetor 2026

U-21, lista e lojtarëve në grumbullim për anti-Turqinë

Në datat 5-6 janar 2007 trajneri i ekipit kombëtar U-21 do të zhvillojë grumbullimin e rradhës. Ky grumbullim zhvillohet në kuadër të përgatitjeve ndeshjes miqesore që ekipi Kombëtar U-21 do të zhvillojë ne datë 17.01.2007 në Turqi me skuadrën vendase. Gjithashtu në këtë trajnim dy ditor janë të ftuar të marrin pjesë edhe lojtarë të cilët dëshirojnë që në të ardhmen të jenë lojtarë të ekipeve kombetare . Sipas fshf.org, lojtarët e thirrur duhet të paraqiten, më datën 05 janar, ora 13:00 pranë stadiumit "Qemal Stafa", Tiranë.

Lista

1. Olsi Bishani,Vllaznia
2. Alban Hoxha, Turbina
3. Andi Lila, Besa
4. Daniel Ramazani, Shkumbini
5. Renato Arapi, Besa
6. Sadush Danaj, Besëlidhja
7. Bledion Guga, Flamurtari
8. Nertil Ferraj, Dinamo
9. Ilirjan Caushaj, Dinamo
10 Xhevahir Sukaj, Vllaznia
11 Gilman Lika, Vllaznia
12 Elis Bakaj, Partizani
13 Gerhard Progri, Partizani
14 Jetmir Sefa, Tirana
15 Orges Serjani, Flamurtari
16 Erando Karabeci, Partizani
17 Andrelis Pashaj, Elbasani
Trajner Artan Bushati

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›