Xhemajli deri në qershor 2007 te FC Zyrih

Albania-Sport (AS) - Plejmejkëri shqiptaro-maqedonas, Blerim Xhemajli do të qendrojë deri në qershor 2007 në radhët e FC Zyrih, ndërkohë që lojtari i Kombëtares zviceriane ka bërë të dituir, se pas kësaj periudhe do të vlerësojë cdo ofertë që mund të vijë nga jashtë Zvicrës. Lajmi është bërë i ditur nga tagesanzeiger.ch, që i referohet deklarimeve të talentit 20-vjecar, që tashmë ndodhet në qendrën stërvitore Allmend Brunau, së bashku me pjesën tjetër të ekipit. FC Zyrih do të përgatitet për 15 ditë (17.01. – 31.01.2007) në Dubai. Xhemalji bëri të ditur se është ndarë nga menaxheri i tij Vinicio Fioranelli dhe në të ardhmen do të ketë menaxher babain e tij, Fekredin, dhe vëllain, Betim.