Bogdani luan “poker” me tre skuadra

Albania-Sport (AS) - Bogdani po shndërrohet në emrin më intrigues të merkatos të Serisë A në Itali. Sulmuesi shqiptar pasi ka "koleksionuar" një seri ofertash nga klube të Serisë A (Palermo, Kievo) dhe asaj B (Xhenoa) tashmë është duke "luajtur" në merkaton dimërore. Qendërsulmuesi i avancuar shqiptar, destinacioni i të cilit në fund të muajit dhjetor dukej se do të ishte Xhenoa, ka ndryshuar mendje, edhe pse klubi gjenovez që militon në Serinë B, i kishte plotësuar dy nga kushtet kryesore: 3 vjet kontratë dhe një pagesë vjetore prej 800 mijë eurosh. Bogdani ka bllokuar tratativat duke pohuar në të përditshmen "Il Secolo XIX", se tashmë është ai që vendos se ku do të luajë nga rinisja e kampionatit. Sipas lasicilia.it, në listën e Palermos është dhe Igli Tare dhe sidomos emri i danezit të njohur Jan Dahl Tomason.