Portugalia, Ronaldo: Po i afrohemi objektivit, kualifikohemi në nëntor

Shumë lojtarë portugezë shpresonin të festonin kualifikimin për Kupën e Botës të ardhshme mbrëmë kundër Hungarisë, por goli i barazimit i Szoboszlait i la lojtarët dhe tifozët të zhgënjyer. Cristiano Ronaldo përdori rrjetet sociale për të shprehur mirënjohjen e tij: “Po i afrohemi objektivit tonë! Përpara, Portugali!”.
Falë dy golave të djeshëm, CR7 u bë gjithashtu golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në historinë kualifikuese të Kupës së Botës: “Nuk është sekret që përfaqësimi i ekipit kombëtar do të thotë shumë për mua, dhe kjo është arsyeja pse jam kaq krenar që kam arritur këtë moment unik për Portugalinë”.
“Faleminderit të gjithëve që më ndihmuan të arrij deri këtu. Shihemi në nëntor për të përfunduar fushatën tonë kualifikuese të Kupës së Botës!”.