Andi Toma kërkon pavlefshmërinë e hetimeve pas pezullimit nga gjykata

Pas kërkesës së Ministrit të Jashtëm Lulzim Basha, edhe ish-drejtori Juridik në Ministrinë e Transporteve Andi Toma, i akuzuar për abuzimet në rrugën Durrës-Kukës, kërkon pavlefshmërinë e procesit hetimor.
Kjo kërkesë është kryer ditën e djeshme nga avokati mbrojtës i Tomës, i cili i ka kujtuar Prokurores së Përgjithshme Ina Rama dhe prokurorit të çështjes Arben Kraja, se hetimi për çështjen Durrës-Kukës i kryer nga institucioni i akuzës është jashtë afatit.
Kjo kërkesë ka ardhur menjëherë pas ftesës që Prokuroria e Përgjithshme i ka bërë avokatin Genci Gjokutaj, në mënyrë që ky i fundit të njihej me akuzat dhe provat materiale që rëndojnë mbi klientin e tij Andi Toma.
Në memorien që depoziton në sekretarinë e akuzës, avokati Genc Gjokutaj shprehet se, “Jam njoftuar nga ana juaj telefonikisht se më datën 4 dhjetor të këtij viti duhet të paraqitem në prokurori në cilësinë e mbrojtësit të të pandehurit Andi Toma, për tu njohur me materialet e procedimit penal nr. 1 të vitit 2007. Në lidhje me sa më sipër dhe në funksion të respektimit të ligjit procedural penal ju bëj me dije qëndrimin tonë, i cili konsiston në mospjesëmarrjen në kryerjen e veprimeve procedurale jashtë afatit hetimor të ndërprerë me vendimin nr. 1495 datë 18 nëntor 2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Duke ju garantuar bashkëpunimin tonë në çdo rast eventual të rivendosjes së gjendjes së një procesi të rregullt ligjor ju falënderojmë”.
“Veprimet e Prokurorisë janë jashtë afatit ligjor”, tha për mediat avokati Genc Gjokutaj duke konfirmuar se nuk kishte firmosur asnjë dokument për njohjen me materialet procedurale të prokurorisë në ngarkim të të pandehurit Andi Toma.
P A R A S H T R E S E
Prokuroria po vazhdon të shkelë Kushtetutën
Nga Av. Zef Nikaj
Ne lidhje me kerkesen e bere nga ana e organit te prokurorise per shpalljen e moskompetences lendore.
Pretendimi i organit te prokurorise
Me kerkesen e paraqitur para gjykates, organi i prokurorise kerkon nga gjykata qe ajo te shpalle moskompetencen lendore te gjykimit te kerkeses se paraqitur nga kerkuesi, zoti Lulzim Basha, me objekt “Deklarimin e pavlefshem te aktit procedural “Flete –thirrje te dates 2.11.2008 me nr. 1048/74 prot. te Zyres se Prokurorit te Pergjitheshm.” Ky eshte kerkimi i cituar fjale per fjale sipas kerkese se paraqitur ne sekretarine e gjykates se shkalles se pare Tirane.
Baza ligjore e kerkeses
Kete kerkese organi i prokurorise e ka bazuar ne dy dispozita ligjore:
Ne nenin 141 pika te Kushtetutes e cila parashikon se:
Neni 141
1. Gjykata e Lartë ka juridiksion fillestar dhe rishikues. Ajo ka juridiksion fillestar kur gjykon akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave, deputetëve, gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Ne nenin 75/b te Kodit te procedures penale i cili parashikon se:
Neni 75/b (Shtuar me ligjin nr.8813, datë 13.06.2002)
1. Gjykata e Lartë shqyrton rekurset për shkelje të ligjit dhe kërkesat për rishikimin e vendimeve të formës së prerë.
2. Gjykata e Lartë gjykon në shkallë të parë, me trup gjykues të përbërë nga 5 gjyqtarë të caktuar me short, veprat penale të kryera nga Presidenti i Republikës, deputetët, Kryeministri dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, kur këta janë në këto funksione në kohën e gjykimit.
Interpretimi i nenit 141/1 te Kushtetutes dhe nenit 75/b te Kodit te Procedures Penale
Se pari per shqyrtuar ceshtjen e kompetences lendore ne rastin konkret duhet analizuar raporti midis kompetences lendore te gjykates se rrethit gjyqsor dhe asaj te Larte. Kete ndarje e ben neni 74 i Kodit te Procedures Penale i cili parashikon se:
Neni 74
“Kompetencat e gjykatës së rrethit gjyqësor”
(Ndryshuar me ligjin nr.8813, datë 13.06.2002)
“1. Gjykata e rrethit gjyqësor është kompetente për gjykimin e veprave penale, përveç atyre që i përkasin kompetencës së gjykatës për krime të rënda, gjykatës ushtarake dhe Gjykatës së Lartë.”
Nga kjo dispozite rezulton se rregulli eshte qe kompetente nga ana lendore eshte gjykata e rrethit gjyqsor, dhe se perjashtim nga rregulli eshte Gjykata e Larte. Vec kesaj kjo dispozite flet qarte se ky diskutim mbi kompetencen lendore te njeres apo tjeteres gjykate lind vetem per gjykimin e veprave penale. Pra kjo dispozite nuk ben fjale per shqyrtimin apo gjykimin e cdo kerkese me cfaredo objekti te saj por vetem ato kerkesa qe kane si objekt gjykimin e veprave penale. Ceshtja eshte tashme se cilat do te konsiderohet gjykim i veprave penale ne kompetence te Gjykates se Larte.
Per te ndare dhe per te dalluar kompetencen lendore te Gjykates se Larte duhet te analizohen kuptimi i dy shprehjeve ligjore:
“Gjykata e Lartë ka juridiksion fillestar...kur gjykon akuzat penale kunder...” shprehje e nenit 141/1 te Kushtetutes
“Gjykata e Lartë gjykon ..., veprat penale të kryera nga...” shprehje e perdorur nga neni 75/b i Kodit te Procedures Penale
I. Kushtetuta ne terminologjine e saj eshte teper e qarte ne percaktimin e kompetences lendore te Gjykates se Larte. Ajo eshte bazuar ne disa kritere baze per te percaktuar kete kompetence.
II. Te njeten trajtim ben edhe neni 75/b i Kodit te Procedures Penale sepse perdor termin : “Gjykata e Lartë gjykon ..., veprat penale të kryera nga...”. Pra Kodi ne kete nen ben fjale vetem per ato kerkesa te cilat kane ne objekt te tyre verifikimin me ane te shqyrtimit gjyqsor te KRYERJES APO JO te nje vepre penale. Po cila eshte ajo kerkese e cila investon gjykaten, me qellim verfikimin e kryerjes apo jo te nje vepre penale? E tille eshte pikerisht kerkesa per gjykim e perpiluar sipas parashikimeve te nenit 331 te Kodit te Procedures Penale. Pra nje kerkese qe paraqitet nga prokuroria, e cila ka ne objekt te saj dispozitat perkatese te Kodit Penal qe tregojne vepren penale konkrete, qe drejtohen kunder nje shtetasi i cili ka marre cilesine si i pandehur.
Pra perfundimisht nga leximi i thjeshte qofte i dispozites kushtetuese ashtu edhe i asaj te procedures penale, kuptohet fare thjeshte se Gjykata e Larte eshte kompetente nga ana lendore per te gjykuar si ne shkalle te pare (apo ndryshe juridiksion fillestar) vetem ceshtjet e themelit. Pra vetem atehere kur ka nje kerkese per gjykim dhe kjo kerkese per gjykim i drejtohet nje individi te pandehur i cili mban nje nga postet e cituara ne secilen prej dispozitave.
III. Ne rastin konkret qe kjo gjykate ka per shqyrtim, nuk rezultojne te permbushuara asnje nga kushtet dhe kriteret qe Kushtetuta dhe Kodi i Procedures Penale, kerkon, ne menyre qe te diskutohet kompetenca lendore e Gjykates se Larte.
Gjykimi ne fjale, i investuar nga ana e nje shtetasi (zotit Lulzim Basha), qe nuk ka ne objekt te saj gjykimin e nje vepre penale apo akuze penale, qe nuk i eshte drejtuar ndonje prej figurave te nenit 141/1 te Kushtetutes apo nenit 75/b te Kodit, nuk mundet te jete ne kompetencen lendore te Gjykates se Larte
IV. Ceshtja e kompetences lendore eshte trajtuar edhe ne vendimin nr. 1495 akti te gjykates se shkalles se pare Tirane, e cila kishte per objekt shqyrtimin e kerkeses per shfuqizim te vendimit te zgjatjes se afatit te hetimeve per procedimin penal nr. 1 te vitit 2007. Edhe kjo kerkese qe kemi paraqitur para kesaj gjykate ka lidhje me procedimin penal nr. 1 te vitit 2007. Qe nga data 18/11/2008, kur eshte dhene vendimi i mesiperm “Per rrezimin e kerkeses per shpalljen e moskompetences lendore”, asgje nuk ka ndryshuar me gjendjen juridike as te procedimit penal nr. 1 te vitit 2007 dhe as me statusin juridik te personave ne fjale. Keshtu qe eshte fare e qarte qe kjo kerkese eshte nje kerkese e riperseritur e prokurorise ne kuader te procedimit penal te mesiperm.
Perfundimisht
Nga ana e gjykates kerkoj
Rrezimin e kerkeses se prokurorit per shpalljen e moskompetences lendore
si e pabazuar ne Kushtetute dhe ne Kodin e Procedures Penale.
...